Venezuela do të emërojë një ambasador të ri në SHBA

Venezuela pritet të emërojë sot një ambasador të ri në SHBA, një javë pasi dëboi tre diplomatë amerikanë, të cilët i akuzoi se ishin angazhuar në komplote me studentët protestues.

Presidenti Nicolas Maduro tha se ai po e zgjedh ambasadorin, sepse do që t’i përmirësojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara.

Ky veprim pason javë me protesta anti-qeveritare në Venezuelë, ku u vranë 13 persona. Demonstratat e vazhdueshme janë sfida më e madhe për zotin Maduro, që kur mori pushtetin prillin e kaluar.

Venezuela dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë patur ambasadorë në vendet përkatëse që nga viti 2010.

Karakasi i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për ndëhyrje në punët e brendshme të vendit, ndërsa SHBA kanë shprehur shqetësime për qeverinë e majtë të ish-presidentit Hugo Chavez dhe pasuesit të tij, zotit Maduro, përfshirë lidhje me vende si Kuba, Irani dhe Rusia