Thatësirë e jashtëzakonshme në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, moti i thatë i pazakonshëm në këtë kohë dimri, ka bërë që të bjerë shumë niveli i ujit të pijshëm në rezervarët prej nga furnizohet Prishtina me rrethinë. Rënia e nivelit është shfrytëzuar për të pastruar shtretërit e liqeneve nga mbeturinat e shumta të hedhura ndër vite. Aktualisht mbi 400 mijë qytetarë po përballen me shkurtime të ashpra të furnizimit me ujë, ndërsa autoritetet kanë hapur debatet për gjetjen e një zgjidhjeje e njëkohësisht po u bëjnë thirrje qytetarëve për kursim të ujit.