Vritet shefi i byrosë së Bagdatit për radion Iraku i Lirë

Gazetarët irakian kërkojnë ekzekutimin e rojës presidenciale të akuzuar për vrasjen
Gazetarët irakianë po kërkojnë ekzekutimin e rojës presidenciale të akuzuar për vrasjen e shefit të byrosë së Bagdatit për radion Iraku i Lirë, një nga degët e transmetimeve ndërkombëtare të qeverisë amerikane.
Pjesëmarrësit në funeralin e Mohammet Bdaiwi Owaid al-Shammari marshuan sot me arkivolin me trupin e tij në rrugët e Bagdadit. Ai u vra dje në mëngjes nga një roje presidenciale në hyrje të kompleksit, pas një zënke se makina e kujt duhet të kalonte e para përmes pikës së kontrollit.
Kreu i Sindikatës së Gazetarëve irakianë, Muaed Allami kërkoi dënim me vdekje për rojën i cili është ndaluar nga forcat irakiane të sigurisë.
46-vjeçari al-Shamari, i cili prezantohej gjatë transmetimeve si Hasan Rashid, ishte një gazetar me eksperiencë i cili filloi punën me Radion Iraku i Lirë në 2006, duke u bërë në vitin 2012 shefi i byrosë në Bagdad