Hamza: rritja ekonomike 4%

Në Uashington këtë fundjavë fillojnë takimet e pranverës të dy institucioneve të rëndësishme financiare, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në këto takime merr pjesë edhe një delegacion nga Kosova në përbërjen e të cilit është edhe guvernatori i Bankës Qëndrore, zoti Bedri Hamza. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Hamza tha se rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë 4 përqind këtë vit ndërkohë që sistemi bankar i vendit është i qëndrueshëm. Ai tha se nuk është ndikuar nga politika në drejtimin e këtij institucioni të pavarur.

Your browser doesn’t support HTML5

Intervistë me z. Bedri Hamza