30 pes - Beteja e Aleksandrisë: Mark Antony arrin një fitore të vogël mbi forcat e Oktavian-së, por shumica e ushtrisë më pas e braktis, duke e shtyrë atë në vetëvrasje. Antony ishte një mbështetës i rëndësishëm dhe komandant ushtarak për Jul Cezarin. Pas vrasjes së Cezarit në vitin 44 pes, Antoni bashkoi forcat me Marcus Lepidus, një nga gjeneralët e Cezarit, dhe djalin e birësuar të Cezarit, Oktavianin - dhe të tre vendosin një diktaturë treshe e njohur si triumvirat i dytë. Ata eleminuan vrasësit e Cezarit, dhe e ndanë qeverisjen e Republikës së Romës ndërmjet tyre. Antonit iu caktua krahinat lindore romake, përfshi Egjiptin e sunduar nga Mbretëresha Cleopatra. Por marrëdhëniet brenda triumviratit ishin të tensionuara. Lufta civile mes Antonit dhe Oktavianit u shmang në vitin 40 pes, kur Antoni u martua me motrën e Oktavianit. Pavarësisht nga kjo, Antoni vazhdoi dashurinë e tij me Kleopatrën, gjë që tendosi edhe më shumë lidhjet politike me Romën. Senati romak, drejtuar nga Oktaviani i shpalli luftë Kleopatrës dhe e quajti Antonin tradhtar. Pas betejës së Aleksandrisë, Antoni u mund përfundimisht nga Oktaviani në betejën detare në Aktium (Gjiri i Artës) dhe kryen vetë-vrasje - pak pas kësaj, Kleopatra gjithashtu vetë-vritet. Kështu Oktaviani shpallet perandor August dhe Roma Perandori.
1291 - Arrihet një pakt për formimin e Konfederatës zvicerane. Përvjetori i kësaj marrëveshjeje është festuar si Ditë Kombëtare në Zvicër që nga viti 1891, në 600 vjetorin e nënshkrimit të paktit.
1492 - Spastrim fetar; Në Spanjë hyri në fuqi Dekreti Alhambra për dëbimin e hebrenjve. Dekreti u shfuqizua zyrtarisht më 16 dhjetor 1968 nga Këshilli i Vatikanit. Në vitin 2014, qeveria e Spanjës miratoi një ligj që lejon shtetësi të dyfishtë për të pasardhësit e hebrenjve të cilët aplikojnë - kjo u pa si mënyrë që të kompensuar përndjekjet e së kaluarës.
1703 - Ndëshkim me lule; shkrimtari Daniel Defoe, një nga themeluesit e novelës angleze, i njohur për romanin Robinson Kruzo, lidhet në Shtyllën e Ndëshkimit publik për krimin e shpifjes pasi kishte botuar një pamflet politik satirik kundër qeverisë - por në vend të goditjes me sende përçmuese (gurë e mbeturina), Defoe u 'sulmua' me lule nga njerëzit e mbledhur dhe kalimtarë. Pas 3 ditësh në shtyllën e ndëshkimit, ai u dërgua në burg nga ku u lirua pas disa muajsh me kusht që të bashkëpunonte duke vepruar si spiun në radhët e kundërshtarëve të qeverisë.
1843 - Shpëtim i rastit; Lindi Robert Todd, djali i presidentit amerikan Abraham Linkoln; Në një rastësi të çuditshme pak para vrasjes së presidentit Linkoln, Roberti po priste trenin në stacion dhe u rrëzua në platformë ndërsa treni po afrohej me shpejtësi - një kalimtar i rastit arriti ta kapte dhe ta tërhiqte nga shinat - shpëtimtari ishte Edwin Booth, vëllai i John Wilkes Booth i cili më vonë do të vriste presidentit Linkoln.
1938 - Në prag të luftës së dytë; Bullgaria nënshkruan një pakt mossulmimi me Greqinë dhe shtete të tjera të Ballkanit (Turqi, Rumani, Jugosllavi).
1938 - Arkeologët zbulojnë pllaka të gdhendura ari dhe argjendi nga varri i Darit të Madh - një nga katër varret e mbretërve persianë - në vendin historik të Naqsh-e Rustam, Persepolis, Iran - plaçkitur pas pushtimit të perandorisë nga Aleksandri i Madh.
1948 - Në fushën Idlewild në Nju Jork, përurohet Aeroporti Ndërkombëtar i New York (sot pas Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy.
1949 - Babai i Nacionalizmit shqiptar; Mit'hat Frashër zgjidhet kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë. Në tetor ai vdiq (69 vjeç) nga një goditje në zemër në Hotelin Lexington në Lexington Avenue në Nju Jork (edhe teori komploti ekzistojnë rreth vdekjes së tij).
Nën regjimin e Zogut në vitin 1925, Mit'hati e la jetën publike dhe hapi një librari në Tiranë. Ai vetë zotëronte një bibliotekë jashtëzakonisht të madhe private me rreth 20.000 vëllime, koleksioni më i madh në Shqipëri në atë kohë. Me shtrirjen e Gjermanisë dhe ndërsa Lufta e Dytë Botërore po bëhej e pashmangshme, Mit'hat filloi të mendonte për t'a përdorur këtë periudhë lufte për të krijuar Shqipërinë Etnike - ai themeloi Ballin Kombëtar.
Kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane, Mit'hat Frashëri shkroi: "Deri tani shqiptarët kanë jetuar shumë pak për veten e tyre; nga veprimtaria e tyre, gjaku i tyre, talentet e tyre kanë përfituar fqinjët e tyre. Ata kanë shenjtëruar të mirën e tyre për të mirën e të tjerëve. Tani ata duhet të jetojnë dhe.. punojnë për veten e tyre, për Shqipërinë e tyre".
Bir i Abdyl Frashërit të famshëm, Mithati ishte një nga aktivistët më të rëndësishme të Zgjimit Kombëtar Shqiptar; në vitin1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh nënkryetar i Komisionit të Alfabetit - Mit'hat Frashëri është konsideruar nga shumë njerëz si babai i nacionalizmit shqiptar.
Mendim i dites
"Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur shpesh cinizëm nga ata që nuk e kanë atë."
George Bernard Shaw