Irak, largohet al-Maliki

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki pranoi të largohet nga posti dhe të mbështesë pasuesin që është emëruar nga presidenti i vendit.

Njoftimi u bë disa orë pasi zoti Maliki deklaroi se emërimi nga presidenti i Haidar al-Abadit për kryeministër të ardhshëm ishte i paligjshëm dhe se ai do ta kundërshtonte përmes gjykatës.

Kryeministri i ri ka për detyrë të bashkojë grupet etnike dhe fetare në vend në përpjekje për të zbutur kërcënimin që paraqesin ekstremistët e Shtetit Islamik që po përparojnë nga veriu.