10 të vrarë në Donetsk

Të paktën 10 vetë u vranë nga predhat që ranë pranë një shkolle dhe një furgoni në Donetsk të Ukrainës lindore.

Katër vetë u vranë kur një predhë shpërtheu pak metra larg ndërtesës së shkollës në ditën e parë të shkollës për nxënësit e zonës. Nuk pati lëndime ndër fëmijë, por një mësues dhe një prind mbetën të vrarë.

Në një tjetër incident, një predhë gëditi një furgon të transportit urban duke vrarë gjashtë vetë.