Kosova vazhdon të mbetet nën ngërçin politik

Drejtues të bllokut opozitar në Kosovë kundërshtuan sot shtyrjen e seancës së Parlamentit të paraparë për sot. Ata thanë se ky vendim ishte i njëanshëm dhe i papranueshëm, ndërsa bënë të ditur nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve të deputetëve për të thirrur seancën e Parlamentit për javën e ardhshme. Partia Demokratike thotë ndërkaq se baza për tejkalimin e kësaj gjendjeje është respektimi i vullnetit të popullit dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Të dyja blloqet politike u takuan sot sërish me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga situata e krijuar në vend.

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova vazhdon të mbetet nën ngërçin politik