Vetëvendosje kundërshton themelimin e gjykatës së posaçme

Your browser doesn’t support HTML5

Në Prishtinë, lëvizja Vetëvendosje tha se do të kundërshtojë ngritjen e gjykatës së posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte. Tashmë autoritetet janë duke përgatitur dokumentet mbi ndryshimet kushtetuese që duhet t’i paraprijnë fillimit të punës së kësaj gjykate, themelimi i së cilës është miratuar në parlament në pranverën e vitit 2014. Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Marty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Your browser doesn’t support HTML5

Gjyka e Posaçme