Përplasje në parlamentin turk

Në parlamentin e Turqisë sot u rivendos rregulli, pasi dje ndodhi një incident me dhunë. Në një nga dhomat e Senatit në Ankara, u zhvillua një përleshje mes disa ligjvënësve dhe pati disa të lënduar.

Përleshja filloi kur ligjvënësit e opozitës u përpoqën të shtynin debatin për një projektligj për sigurinë, që do t’i jepte policisë më tepër autoritet për shpërndarjen e demonstratave.

Opozita e kundërshtoi ligjin, duke thënë se ai do të shtypte lirinë e shprehjes të individit. Të paktën 5 nga ligjvënësit u mjekuan për dëmtimet e pësuara gjatë përleshjes. Nuk dihet në se do ngrihen akuza lidhur me këtë incident.