Situata në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier

Në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier shumë prej banorëve po marrin ndihmë mjekësore pas shqetësimeve nga ndotja e lartë e ajrit.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja shkoi sot në zonë për të parë gjendjen dhe tha se ekipe mjekësh do të kryejnë vizita mjekësore në familjet e banorëve.

Prefektura e Fierit dhe kompania Bankers Petrolium thanë se janë në fazën e vlerësimit të dëmeve nga incidenti në një pus nafte që shkaktoi pak ditë më parë panik tek banorët , ndotje të madhe të ajrit dhe të zonës së banuar.

Your browser doesn’t support HTML5

Marinza