Të shtëna mes NATO-s dhe forcave afgane

Një ushtar i ushtrisë afgane hapi zjarr ndaj trupave të komanduara nga NATO-ja, duke vrarë njërin prej tyre. Më pas ai u vra nga zjarri i ushtarëve të tjerë. Incidenti ndodhi në Afganistanin lindor dhe është në hetim. Motivet ende nuk dihen. Shefi i policisë së provincës Nangarhar tha se shkëmbimi i zjarrit ndodhi në oborrin e shtëpisë së guvernatorit të Jalalabadit, në mbarim të takimit mes një zyrtari të ambasadës amerikane dhe katër qeveritarëve të krahinave lindore për të diskutuar mbi sigurinë dhe çështje të tjera.