Korrupsioni pengon zhvillimin ekonomik të Kosovës

Në Kosovë, përfaqësues të bizneseve thonë se shkalla e lartë e korrupsionit po pengon zhvillimin ekonomik të vendit. Ata veçojnë ndikimin negativ të korrupsionit në pengimin e rritjes ekonomike, dhe dëmtimin e mjedisit për të zhvilluar biznes e për të tërhequr investime të huaja. Ditë më parë, edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka vënë theksin tek praktikat korruptive, si një pengesat kryesore për të bërë biznes në Kosovë.

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova, korrupsioni dhe ekonomia