Përkujtohet Kryengritja e Malësisë në vitin 1911

Kryengritja e Malësisë dhe ngritja e flamurit në Bratilë të Hotit në vitin 1911 përkujtohet me lavdi dhe nderime të veçanta nga shqiptarët në Mal të Zi. Edhe pse Kryengritja e Malësisë ishte një ngjarje madhore historike ajo mbeti në heshtje dhe gati u harrua si pasojë e situatës jo të favorshme shoqërore dhe politike. Megjithatë kjo ngjarje te shqiptarët në Mal të Zi është shndërruar në një simbol të mbrojtjes dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.

Your browser doesn’t support HTML5

Kryengritja e Malesisë