16 vjetori i vrasjes se refugjateve kosovarë në Mal të Zi

Vrasja e refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të cilët kërkuan strehim në fshatin Husaj të Rozhajës në Mal të Zi, ende mbetet e pasqaruar pasi deri më sot nuk janë zbardhur autorët e këtij krimi. Edhe pse ndaj 8 pjesëtarëve të ish ushtrisë jugosllave u ngrit aktpadi, gjyqësori malazez i la të lirë. Vrasja e 22 refugjatëve shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, pleq dhe gra, ndodhi në prill të vitit 1999 gjatë luftës në Kosovë.

Your browser doesn’t support HTML5

Masakra ne Rrozhaje, Mali i Zi