Prokurorët anti-korrupsionit në Rumani thonë se kanë ndërmarr një hetim kriminal ndaj kryeministrit Victor Ponta nën dyshime për evazion fiskal, larje parash dhe konflikt interesash.
I pyetur sot, zoti Ponta nuk tha në se do të jap dorëheqjen nga detyra.
Akuzat rrjedhin nga fazat e hershme në karrierën e tij, përfshi punën si avokat dhe si anëtar parlamenti. Rasti i tij lidhet gjithashtu me hetimin e një aleati politik, Dan Sova, ish ministër i transportit në qeverinë e zotit Ponta.
Akuzat janë zhvillimet e fundit në hetimet e qeverisë nga agjencia anti-korrupsionit në Rumani e njohur si DNA.