Takimi i G-20ës

European Economic and Financial Affairs Commissioner Pierre Moscovici and International Monetary Fund Managing Director Christine Lagarde speak as they wait for a group photo of the G-20 finance ministers and central bank governors in Ankara, Turkey, Sept

Ministrat e financave dhe krerët e bankave qëndrore të Grupit të 20-shes thanë se rritja ekonomike globale është më e ulët nga ç’pritej. Por ata kanë besim se mëkëmbja ekonomike do të forcohet.

Në komunikatën përfundimtare të takimit dy-ditor në Ankara të Turqisë, zyrtarët nga vendet e G-20ës premtuan të shtunën të ndërmarrin veprime bindëse për të vazhduar mëkëmbjen ekonomike.

Tregjet financiare në mbarë botën u tronditë për disa javë për shkak të shqetësimeve të ngadalësimit të ekonomisë kineze dhe zhvlerësimin e juanit muajin e kaluar.