Zjarret në Kaliforni

Në Kaliforni, zjarrfikësit vazhduan sot betejën me zjarret, një prej të cilëve në perëndim të kryeqytetit të shtetit ka djegur mbi 20 mijë hektarë tokë që nga dita e shtunë.

Governatori Jerry Brown shpalli dje gjendjen e emergjencës në dy distrikte të prekura nga zjarret. Urdhëri i tij përfshin mobilizimin e ushtarëve të Gardës Konbëtare për t’i ardhur në ndihmë mijëra banorëve që janë detyruar të evakuohen.

Rreth 1 mijë e 500 zjarrfikës po përpiqen të venë nën kontroll zjarret që kanë shkatërruar 400 shtëpi. Katër zjarrifikës kanë marrë plagë nga djegia në përleshjet e tyre me flakët.

Në Kaliforni ka patur një mungesë të madhe rreshjesh dhe javën e kaluar ky shtet u prek nga temperaturat e larta, që e kanë lehtësuar përhapjen me shpejtësi të flakëve.