Aeroplanët francez godasin ISIS

Franca tha se ka ndërmarrë sulmet e para ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ndaj objektivave të identifikuar pas dy javë vëzhgimesh nga ajri.

Presidenti francez Francois Hollande u tha gazetarëve në Kombet e Bashkuara se gjashtë avionë luftarakë goditën një kamp trajnimi të Shtetit Islamik pranë qytetit sirian Deir Ezzor.

Kryeministri Manuel Valls tha se Parisi po vepronte në “vetmbrojtje”. Më herët, zyra e presidentit Hollade tha se sulmet e së dielës u ndërmorën jashtë koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i cili po godet pozicionet e militantëve në Siri dhe Irak, por se kishte koordinuar veprimet me ta.

Deklerata nga zyra e presidentit thoshte se Franca konfirmon angazhimin e saj të vendosur për të luftuar kundër kërcënimit terrorist që vjen nga Shteti Islamik. Ne, citon deklerata, do të godasim sa herë që siguria jonë kombëtare vihet në rrezik.