Ukraina fillon tërheqjen e armëve të lehta nga pjesa lindore

Ukraina do të fillojë sot tërheqjen e armëve të lehta nga pjesa lindore e vendit. Tensionet kanë qënë të larta në zonë për shkak të konfrontimeve me rebelët e mbështetur nga Rusia.

Veprimi vjen një ditë pasi presidenti Petro Poroshenko shprehu optimizëm rreth rigjallërimit të procesit të paqes në Ukrainën lindore pas bisedimeve me udhëheqësit rusë, francezë dhe gjermanë në Paris.

E premtja ishte hera e pare që udhëheqësit u mblodhën pas arritjes së marrëveshjes së Minskut në fillim të vitit.

Rusia vlerësoi fillimin e tërheqjes së armëve si një zhvillim pozitiv.