Arrin në 3,2 ton marijuana e sekuestruar në Jug të Shqipërisë

Your browser doesn’t support HTML5

Policia e Gjirokastrës tha se operacioni i zhvilluar sot në Malësitë e Kurveleshit , në Jug të Shqipërisë ka shkatërruar rreth 3,2 tonë marijuanë. Një sasi prej një ton e lëndës narkotike u zbulua në orët e para të mëngjesit në një stan bagëtish të imta , ndërsa rreth 2,2 ton marijuanë u zbulua në një vatër kultivimi ku po përpunohej. Policia tha se e shkatërroi lëndën narkotike në vend përmes djegies duke dokumentuar procesin.

Sipas Policisë katër persona janë shpallur në kërkim dhe dyshohet se janë organizatorë të kultivimit dhe transportit të marijuanës.Zona e Kurveleshit ishte vrojtuar nga ajri nga misioni policor shqiptaro- italian si një vatër problematike me narkotikë, por policia kishte kryer pak operacione për shkatërrimin e sipërfaqeve të mbjella me marijuanë. Ministria e Brendshme u vu në kritika nga opozita për mungesën e operacioneve ndaj kultivuesve në këtë zonë. Por zyrtarët e lartë të policisë kanë deklaruar se po e trajtonë me përparësi luftën ndaj kultivimit dhe transportimit të marijunanës në gjithë vendin.

Your browser doesn’t support HTML5

Kapet nje ton marijuane