Arrestime të tjera në FIFA

Members of the media stand outside the Baur au Lac hotel where Swiss police arrested FIFA officials, in Zurich, Switzerland, Dec. 3, 2015.

Ministri i Drejtësisë në Zvicër ka identifikuar nënpresidentët e FIFA-s, Alfredo Hawit dhe Juan Angel Napout si dy zyrtarë të arrestuar sot në operacionet e fundit lidhur me afere korruptive në organin qeverisës të futbollit.

Ministria tha se të dy zyrtarët kundërshtuan ekstradimin në Shtetet e Bashkuara gjatë paraqitjes sot në gjykatë. Zyrtarët zviceranë thanë për Zërin e Amerikës se të dyshuarit akuzohen se kanë pranuar rryshfete me vlerë prej miliona dollarësh.

Zoti Hawit nga Hondurasi është president i Konfederatës së Futbollit për Amerikën e Veriut, atë Qendrore dhe Karaibet, ndërsa zoti Napout nga Paraguaj është president për Konfederatën e Futbollit të Amerikës së Jugut.

Arrestimet, në kuadër të operacioneve lidhur me skandalin korruptiv në radhët e FIFA-s, bëhen me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.