Protesta në Shkup për faljen e politikanëve

  • Isak Ramadani

Your browser doesn’t support HTML5

Mijëra demonstrues kanë dalur rrugëve të Shkupit për të protestuar kundër vendimit të presidentit të vendit Gjorgje Ivanov me të cilin falen të gjithë politikanët e dyshuar për raste kriminale. Protesta e thirrur nga Lidhja Social Demokrate e opozitës u nis nga ndërtesa e Prokurorisë së Posaçme, për të vazhduar para zyrave ndihmëse të presidentit maqedonas ku u hodhën vezë, gurë e mjete piroteknike. Më pas, protestuesit e çanë kordonin e policisë dhe shkuan para parlamentit të vendit. megjithatë, protestuesit nuk arritën të shkojnë para selisë së partisë VMRO-DPMNE, në pushtet.

Nga ana tjetër, një tjetër grup kundër-protesuesish siç njihen në Maqedoni, u drejtua kah selia e Lidhjes Social Demokrate për të shprehur revilt kundër drejtuesve opozitarë.

Protestat që ka gjasa të kalojnë në dhunë, ndodhin në një kohë kur Maqedonia është përfshirë në krizë politike dhe e ka vështirë të gjejë një zgjidhje. Autoritetet nuk lejuan realizimin e të gjitha reformave që burojnë nga marrëveshja politike ndërmjet katër partive më të mëdha të arritur me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, verën e kaluar. Ndërsa, data e zgjedhjeve e planifiuar për më 5 qershor, ka thelluar edhe më shumë përplasjet midis pushtetit dhe opozitës. LSD maqedonase këmbëngulë që me çdo lushte të shtyhet data për shkak të kushteve të papërmbushura, por partitë e pushtetit , deri tash janë treguar se nuk heqin dorë nga kjo datë.

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov me vendimin e djeshëm për faljen e politikanëve ka nxitur mjaft reagime në vend por dhe protesta të opozitës. Në listën e të falurve ndodhen emrat e Nikolla Gruevskit, ish-kryeministër, të ish-ministrave të Rendit dhe Transportit, ish-drejtori i shërbimit sekret, por dhe Zoran Zaev i opozitës dhe një sërë emrash të tjerë të politikës. Komuniteti ndërkombëtar, ndërkohë, e shikon vendimin si një minim të sundimit të ligjit në vend dhe pengesë e zgjedhjeve të besueshme.

Your browser doesn’t support HTML5

Maqedoni, Reagime per faljen e politikaneve