Kosova do të marrë pjesë në Olimpiket në Rio

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova konfirmoi të martën se po dërgon tetë atletë për Olimpiadën e Rios, e para ku merr pjesë, dhe se madje ka synime për të fituar disa medalje.

"Për herë të parë, kemi ndjerë se çfarë do të thotë të jesh i barabartë në mesin e gjithë sportistëve të tjerë," tha kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Ai shtoi se pritshmëria e Kosovës është "për të marrë një medalje", ndoshta një "medalje të artë."

Shpresat më të mëdha janë nga xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Kosova e fitoi anëtarësimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor 2014.

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova po dërgon tetë atletë për Olimpiadën e Rio