Bisedimet Kosovë- Serbi nesër në Bruksel

Your browser doesn’t support HTML5

Të martën Kosova dhe Serbia do të kenë përfaqësimin më të lartë në takimin e radhës në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Në Bruksel zyrtarët thanë se nuk ka ndonjë temë të caktuar për të cilën do të bisedojnë palët.