3 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, Durrës, nën hetim

Your browser doesn’t support HTML5

Tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit në Durrës, po hetohen për korrupsion pasiv. Sipas prokurorisë, gjyqtarët kanë shkuar në Spanjë në tetor të vitit 2014 për të parë ndeshjen e futbollit "El Clasico", mes Realit të Madritit dhe Barcelonës, me shpenzimet e një biznesmeni nga Durrësi.