SHBA do të zhvillojnë provë me interceptorë të raketave balistike

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë në plan të zhvillojnë një provë me interceptorin e tyre të parë të raketave balistike, një ditë pasi Koreja e Veriut deklaroi se kishte kryer me sukses një provë me këto lloj raketash.

Prova amerikane, e cila kushton $224 millionë dollarë, është pjesë e një programi, tha zëdhënësi i Pentagonit.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut njoftoi se prova më e fundit e një rakete balistike u krye me sukses. Agjencia koreanoveriore shtoi se për këtë qëllim u përdor një sistemi i ri telekomandimi me precision të lartë, si dhe një platformë e lëvizshme lëshimi.

Në Korenë e Jugut, zyrtarët ushtarakë thanë se raketa e lëshuar dje nga Veriu fqinj ishte e tipit Scud dhe ra në Detin e Japonisë, rreth 450 kilometra larg bregut lindor të Koresë së Veriut.

Kjo është prova e tretë brenda pak javësh dhe bëhet menjëherë pasi udhëheqësit e grupit të Shtatëshes i kërkuan Penianit tërhiqej nga ambiciet bërthamore.

Kanali shtetëror koreanoverior, KRT, e njoftoi lëshimin e raketës të martën, duke e shoqëruar me foto të udhëheqësit Kim Jong Un.

“Prova e fundit kishte si qëllim verifikim e aspekteve teknologjike të raketës së tipit të ri me një sistemi preçiz drejtimi, që do të na mundësojë të godasim objektivat e armikut me saktësi. U provua edhe funksionimi i një mjeti vetëlëvizës me shumë rrota si platformë lëshimi për kushte beteje. Fjala është për një raketë me rreze të mesme veprimi që u testua për të vëzhguar nga distanca fazën e fundit të telekomanduar të mbushjes së saj,” deklaroi spikerja e kanalit shtetëror koreanoverior.

Komanda amerikane e Paqësorit tha se e gjurmoi raketën balistike për rreth gjashtë minuta dhe konkludoi se nuk përbënte rrezikshmëri për Amerikën e Veriut.

Presidenti Donald Trump u shpreh nëpërmjet Twitter-it se Koreja e Veriut ka nëpërkëmbur edhe vendin fqinj, Kinën, duke testuar një tjetër raketë balistike. Presidenti Trump njohu gjithashtu përpjekjet e Kinës për të përmbajtur ambiciet ushtarake të Koresë së Veriut.

Kina është shprehur vazhdimisht se vlerëson dialogun si rrugën për të zgjidhur ngërçin rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.