Kosova në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e së dielës

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, vëzhguesit e Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit u bënë thirrje të gjitha partive politike që të refuzojnë fuqimisht të gjitha format e frikësimit, dhunës dhe trysnisë. Komentet e vëzhguesve evropian pasuan disa incidente të vogla në fushata zgjedhore por edhe shoqërimin në stacionin e policisë të Aleksandër Jabllanoviç udhëheqës i Partisë së Serbëve të Kosovës, i cili ishte përfshirë në një zënkë ndërmjet simpatizanatëve të subjekteve të ndryshme politike serbe. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.

Your browser doesn’t support HTML5

Pergatitjet per zgjedhjet ne Kosove