Në Shqipëri policia zbuloi dhe sekuestroi një sasi të madhe marijuana të fshehur në një kamion ishte në pritje për t’u nisur me target drejt Italisë nga porti i Durrësit. Afër 705 kilogram Cannabis sativa u gjend e fshehur në një ngarkesë me kastraveca. Sasia e madhe e drogës u zbulua pas informacioneve që policia kishte marrë në rrugë operative.
Në pranga përfundoi shoferi i automjetit, një shtetas maqedonas, Kiril Filev 32 vjeç. Policia tha se në kërkim janë shapllur edhe 3 të tjera, identiteti i të cilëve nuk bëhet I ditur për shkak të hetimit.
Ndërkohë në të gjithë vendin vazhdojnë operacionet për goditjen e kultivimit të marijuanës. Sot në fshatin Rras, në vendin e quajtur Qafa e Mollës, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan në një parcelë 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 10-110 cm, si dhe një serë janë gjetur 810 tasa plastik (kubik ) ku në 300 prej tyre kishte të kultivuar fidanë , ndërsa në 510 tasa kubik ishin të mbushur me dhe’ gati për përgatitje të mbjelljes së bimës narkotike.
Për këtë rast, tre persona, administratorja e Njësisë Administrative Gjegjan, Pukë, kryeplaku i fshatit Rras dhe inspektori i Policisë Pyjore që mbulon Njësinë Administrative Gjegjan, Pukë, po procedohen penalisht, në gjendje të lirë.