Shqipëri: Shkarkim i detyruar në hidrocentralin e Vaut të Dejës

Your browser doesn’t support HTML5

Për shkak të rreshjeve, Koorporata Elektroenergjitike e Shqipërisë urdhëroi hapjen e tuneleve të shkarkimit në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Specialistet thonë se shkarkimet janë të detyruara dhe nuk rrezikojnë përmbytje në Nënshkodërs pasi niveli ujit në lumenjtë Drin, Bunë dhe Kir është i ulët.