Korrupsioni në FIFA, dënohen dy zytarë

Jose Maria Marin

Një juri amerikane ka dënuar dy ish-zyrtarë futbolli nga Amerika e Jugut nën akuzat për korrupsion, vendimet e para në një hetim amerikan për FIFA-n.

Një gjykatë federale në Nju Jork diskutoi për një javë para vedimit dhe do të vazhdojë javës që vjen shqyrtimin e rastit të një zyrtari të tretë.

Jose Maria Marin, ish-kreu i konfederatës të futbollit të Brazilit dhe Juan Angel Napout, ish-kreu i futbollit të Paraguait, u shpallën fajtorë për bashkëpunim në mashtrim, akuza kryesore ndaj tyre. Marin u shpall fajtor për gjashtë nga shtatë akuzat ndërsa Napout për tre nga pesë.

Juria ende nuk ka arritur ende një konsensus për ish-presidentin e federates peruane të futbollit, Manuel Burga, që përballet me akuzën për bashkëpunim për mashtrim.

Tre zyrtarët u arrestuan në vitin 2015, të akuzuar se kishin rënë dakord që të merrnin miliona dollarë rryshfet për të dhënë të drejtat televizive dhe të reklamave për lojra futbolli.