Greqi, greva paralizon vendin

Greqia është përfshirë nga një grevë 24-orëshe e punonjësve, për të kundërshtuar reformat e reja, që parlamenti pritet të miratojë, në shkëmbim të ndihmave të reja financiare nga Bashkimi Europian. Në mesin e masave të reja është edhe kufizimi ndaj të drejtës për të zhvilluar greva.

Si pasojë e grevës, anijet në portet e Greqisë ndërprenë aktivitetin e tyre dhe metroja e Athinës ishte mbyllur. Mbyllja e metrosë, që përdoret si mjet transporti nga rreth 1 milionë njerëz në kryeqytetin grek prej 3,8 milionë banorësh, shkaktoi probleme të mëdha në trafikun e Athinës. Në grevë u përfshinë edhe mjekët e spitaleve shtetërore.

Projektligji që do t’i çohet për miratim Parlmentit më 15 janar, përfshin reforma që do të pakësonin përfitimet familjare dhe do t’ua vështirësonte sindikatave kërkesat për grevë.