Marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, parlamenti ende nuk ka vendosur se kur mund të mbahet seanca për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Ndonëse është arritur pajtimi me Malin e Zi për korrigjimin e mundshëm të marrëveshjes, autoritetet ende nuk janë të sigurt se mund të sigurojnë votat e mjaftueshme.