Kosovë, roli i mediave në luftën kundër ekstremizmit

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të mediave thanë të premten se roli i gazetarëve në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm është thelbësor dhe se raportimi i saktë është shumë i rëndësishëm në këtë luftë. Në një konferencë të organizuar në Prishtinë për rolin e mediave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, u tha se mediat duhet të kenë kujdes në trajtimin e kësaj dukurie, pasi përveç ndikimit në luftimin e saj, njëkohësisht rrezikon ta nxisë ekstremizmin.