Ndryshimet klimatike dhe bujqësia

  • Raimond Kola

Your browser doesn’t support HTML5

Ndryshimet klimatike po krijojnë gjithnjë e më shumë probleme në Qarkun e Gjirokastrës sidomos në sektorin bujqësor. Specialistët e bujqësisë pohojnë se duhen ndërhyrje në zonat e rrezikuara për të shmangur përmbytjet e tokave dhe duhen shtuar investimet nga Bashkitë. Qeveria sapo ka hapur një program edhe për mbështetjen e fermerëve me grande të vogla financiare, proces që përballet me mjaft sfida.