Serwer: Prishtina ka nevojë për një zgjidhje përfundimtare të marrëdhënieve me Serbinë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, analisti amerikan Daniel Serwer tha sot se Prishtina ka nevojë për një zgjidhje përfundimtare të marrëdhënieve të saj me Serbinë, që do të hapte rrugën për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e sovranitetit të saj. Në një konferencë të organizuar në Prishtinë, zoti Serwer tha se autoritetet e Kosovës duhet të bëhen gati për kompromise të vështira që do të kërkohen përgjatë procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë