Në Kosovë, këtë vit një maji, dita e punonjësve u shënua me protesta dhe veprimtari ndërgjegjësusese për gjendjen e tyre. Shoqatat e sindikalistëve bënë thirrje për përmirësimin e kushteve të punës, mungesa e të cilave sipas tyre po rrezikon jetën e punëtorëve. Mbi 20 punëtorë kanë humbur jetën gjatë dy viteve të fundit në vendet e tyre të punës.