Intervistë me Dr. Erlis Çela

Your browser doesn’t support HTML5

Një nga problemet kryesore të medias në Shqipëri është çështja e transparencës së pronësisë së tyre, tha Dr. Erlis Çela në një intervistë për Zërin e Amerikës. Zoti Çela, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Beder në Tiranë, mori pjesë në një program mbi studimin e institucioneve amerikane me fokus median dhe gazetarinë të zhvilluar në Universitetin e Ohajos.