Kosovë, vazhdojnë debatet për gjendjen në sistemin prokurial

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi tha sot se nuk do të dorëhiqet nga posti dhe se nuk do të pranojë trysninë e shoqërisë civile dhe të politikës për një kërkesë të tillë. Ai i bëri këto komente gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, pas situatës së krijuar me dorëheqjen e ish prokurorit Elez Blakaj, i cili ngriti akuza për ndërhyrje në punën e tij. Dorëheqja dhe pohimet për frikësim e kërcënime nxitën reagime të shumta në Kosovë