Trump sulmon librin e ri që e përshkruan kaotike presidencën

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti Donald Trump ndërmori sot një sulm të ri ndaj një libri që e përshkruan presidencën e tij dhe Shtëpinë e Bardhë si kaotike dhe jofunksionale, duke lënë të kuptohet se është e nevojshme të ndryshohen ligjet për shpifjen për të mbrojtur njerëzit nga ato që ai i quan raportime të rreme.