Indonezi, vazhdon kërkimi për të mbijetuar nga tërmeti

Shtohet dëshpërimi dhe zhgënjimi në ishullin qendror indonezian Sulawesi, ku më shumë se 1.200 njerëz gjetën vdekjen nga tërmeti dhe tsunami shkatërrimtar i javës së kaluar.

Njoftimet nga vendi i ngjarjes tregojnë se banorët në Palu, qyteti më i goditur nga fatkeqësia, po plaçkitin dyqanet e braktisura në kërkim të ushqimit dhe ujit të pastër, pas reagimit të ngadaltë të qeverisë në dhënien e ndihmës emergjente.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë në rrënoja në Palu për të mbijetuar, por përpjekjet e tyre janë penguar nga mungesa e makinerive të rënda. Të paktën 50 vetë besohet të jenë bllokuar nën rrënoja në Hotelin Roa Roa të këtij qyteti.

Agjencia kombëtare e fatkeqësive natyrore njoftoi të martën se numri i të vdekurve nga tërmeti me 7,5 magnitudë i së premtes ka arritur në 1,234. Tërmeti shkaktoi një cunami me dallgë deri në 6 metra të larta.Rreth 50 mijë banorë janë zhvendosur.