Princi saudit: Vrasja e Kashogit, “një krim mizor i pajustifikueshëm”

Crown Prince Mohammed bin Salman

Princi saudit i Kurorës e quajti vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi “një krim mizor të pajustifikueshëm”.

Princi Mohammed bin Salman tha gjithashtu se vrasja e gazetarit nuk do të shkaktojë përçarje mes Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Ai i bëri komentet të mërkurën në Nismën për Investime të Ardhme. Konferenca e këtij viti, u la në hije nga vrasja e gazetarit Khashoggi më 2 tetor. Zyrtarët turq thonë se një grup saudit prej 15 vjetësh e vrau atë në Konsullatën Saudite në Stamboll. Një pjesëtar i grupit shoqërues të Princit të Kurorës, mendohet të ketë qenë në konsullatë në atë kohë.

Udhëheqës ndërkombëtarë të biznesit janë tërhequr nga pjesëmarrja në konferencë, në shenjë proteste ndaj vrasjes.