Banorët e Valbonës vazhdojnë të kundërshtojnë ndërtimin e Heceve

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tropojës për pushimin e procedimit penal për fallsifikim të dokumenteve që shoqërojnë lejet e ndërtimit për Hecet në Luginën e Valbonës, kjo me arsyetimin e kalimit të afatit ligjor. Prej tre vitesh, banorët e Luginës së Valbonës po protestojneë kundër ndërtimit të heceve në brendësi të Parkut Kombëtar të Luginës së Valbonës, Edhe pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit ata shprehen të vendosur për të vazhduar përpjekjet e tyre në mbrojtje të Valbonës.