8 të plagosur në Tokio, pas goditjes së qëllimtë me makinë

Të paktën tetë vetë u plagosën kur një person goditi me makinë turmën e njerëzve që ishin mbledhur në Tokio për të pritur Vitin e Ri.

Incidenti u shënua pak para mesnatës mbrëmë, ndërkohë që rruga Takeshita, pranë zonës së famshme tregtare, Harajuku, ishte e mbushur me njerëz në pritje të ndërrimit të viteve.

Policia japoneze ka arrestuar një djalë në të 20-at, i dyshuar për tentativë vrasjeje me paramendim.