Kremtohen Krishtlindjet ortodokse në Kosovë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Krishtlindjet ortodokse u kremtuan edhe në kishat e manastiret e Kosovës, ndërsa liturgjia kryesore është shërbyer në manastirin mesjetar të Graçanicës, afër Prishtinës. Përfaqësuesit më të lartë të Kosovës kanë përgëzuar besimtarët e komunitetit serb duke bërë thirrje për ruajtjen e tolerancës etnike e fetare dhe punë të përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kremtimet po mbahen nën tensionet e muajve të fundit në marrëdhëniet edhe ashtu të brishta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, posaçërisht pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Your browser doesn’t support HTML5

Kremtohen Krishtlindjet ortodokse në Kosovë