Izraeli sulmon objektiva iraniane në Siri

Në një deklaratë qeveritare të hënën, Izraeli konfirmoi se kishte kryer sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake iraniane brenda Sirisë.

Ushtria izraelite tha se sulmet u kryen si përgjigje ndaj forcave iraniane, që kishin hedhur raketa tokë-tokë nga Siria, me objektiv Lartësitë Golan.

Izraeli tha se sulmet e tij ajrore vunë në shënjestër një qendër ushtarake në aeroportin e Damaskut, disa qendra trajnimi dhe magazina iraniane muncionesh, si dhe qendra siriane të mbrojtjes nga raketat.

“Ne mbajmë përgjegjës regjimin sirian për gjithshka që ndodh në Siri dhe i paralajmërojmë ata të mos godasin Izraelin, dhe të mos lejojnë që të tjerë të kryejnë sulme nga vendi i tyre”, tha Ministri izraelit i Mbrojtjes.

Organizata me seli në Britani “Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut”, që monitoron luftën në Siri, njoftoi se sulmet izraelite vranë të paktën 11 luftëtarë pro-sirianë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se Izraeli do të godasë cilindo që përpiqet ta dëmtojë atë.