Ish të burgosurit politikë të shqetësuar për ecurinë e procesit të dëmshpërblimit

Your browser doesn’t support HTML5

Ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë të Shqipërisë vazhdojnë të shprehin shqetësim rreth ecurisë së procesit të dëmshpërblimit të tyre për vitet e burgjeve. Ata shprehen se ka ende zvarritje dhe burokraci në këtë proces, i cili po vazhdon prej më shumë se 25 vitesh, ende pa përfunduar.