DSK ngre universitet të rremë - në pranga tetë abuzues të vizave studentore

University of Farmington students.

Sipas akuzave federale të bëra publike të mërkurën, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ngriti një universitet të rremë në Miçigan për të futur në grackë studentë emigrantë të cilët nuk kishin autorizimin e duhur për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara. [[https://www.freep.com/story/news/2019/01/30/farmington-university-immigrant-arrests/2724992002/ ]]

Tetë vetë u arrestuan dhe u akuzuan për komplot për kryerje mashtrimi me vizat dhe strehimin e të huajve për fitim. Në aktakuzë thuhet se të pandehurit ndihmuan të paktën 600 "shtetas të huaj të qëndojnë ilegalisht, të ri-hyjnë dhe të punojnë në Shtetet e Bashkuara duke i rekrutuar në mënyrë aktive për t'u regjistruar në një “shkollë të rreme” si pjesë e skemës të quajtur "paguaj për të qëndruar".

Ngjarja u njoftua për herë të parë nga gazetat Detroit Free Press dhe Detroit News.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit "komplotuan me njëri-tjetrin dhe me të tjerët për të ndihmuar qindra shtetas të huaj që në mënyrë të paligjshme të qëndronin dhe punonin në Shtetet e Bashkuara duke i rekrutuar ata në mënyrë aktive për t'u regjistruar në një universitet privat në Detroit që, pa njohurinë e komplotistëve ishte krijuar nga agjentë të posaçëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare si pjesë e një operacioni të fshehtë "dy vitet e fundit”.

Faqja elektronike e Universitetit Farmington thotë se ai "është krijuar qysh në fillim të viteve 1950 ..." [[https://universityoffarmington.edu/about]] Ai është "miratuar nga Departamenti i

Sigurisë Kombëtare për Programin e Studentëve dhe Vizitorëve të Huaj për të regjistruar student ndërkombëtarë” dhe është "akredituar nga Komisioni i Akreditimit për Shkollat dhe Kolegjet (www.accsc.org) dhe liçencuar nga Departamenti i Çështjeve të Licencimit dhe Rregullatorit në Miçigan si një kolegj privat". Faqja elektronike e universitetit të rremë vazhdoi të ishte aktive të mërkurën.

Studentët ndërkombëtarë në Shtetet e Bashkuara duhet të sigurojnë viza F-1, M-1 ose J-1 dhe të ndjekin programe të akredituara. Ata duhet të largohen nga Shtetet e Bashkuara brenda 60 ditëve nga përfundimi i programit. Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit është ai që jep vizat për studentët emigrantë, ato administrohet nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti për Edukimin Ndërkombëtar, ka më shumë se 1 milion studentë ndërkombëtarë në Shtetet e Bashkuara pas një rritjeje dramatike në dekadën e fundit që duket të jetë stabilizuar.

Studentët kinezë dhe indianë përbëjnë gjysmën e të gjithë studentëve ndërkombëtarë në Shtetet e Bashkuara.

"Jemi shumë të gëzuar t'ju mirëpresim në komunitetin e Universitetit Farmington dhe t'ju ndihmojmë të arrini synimet tuaja akademike", thuhet në faqen e internetit të Universitetit të sajuar.

Tetë të pandehurit akuzohen se po ndihmonin studentët të regjistroheshin në këmbim të parave, pagesave dhe kredive për shkollim si pjesë e skemës "paguaj për të qëndruar", thuhet në aktakuzë.

Gjashtë u arrestuan në rrethinat e Detroidit, një në Florida dhe një në Virxhinia.

"Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se studentët ndërkombëtarë mund të jenë një pasuri e vlefshme për vendin tonë, por siç tregon ky rast, programi i vizave për studentët ndërkombëtarë mund të shfrytëzohet dhe abuzohet", tha prokuriri i disktriktit të Miçigan Matthew Schneider në një deklaratë të publikuar nga Free Press.

Në aktakuza thuhet se operacioni lejoi studentët të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza të rregullta. Qeveria amerikane pretendon se studentët që u regjistruan "e dinin se nuk do të ndiqnin ndonjë klasë aktuale, nuk do të përfitoni kredite shkollimi dhe nuk do të përparonin akademikisht".

"Agjentët e posaçëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare zbuluan një rrjet mbarëkombëtar që ka shfrytëzuar gjerësisht ligjet e emigracionit të SHBA", tha agjenti special në ngarkim Steve Francis, i cili kryeson zyrën e Detroidit të Sigurisë Kombëtare për Hetimet e Emigracionit dhe Doganave.

"Këta të dyshuar ndihmuan qindra shtetasve të huaj të qëndronin në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara duke i portretizuar si studentë, duke mos qenë të tillë. Departamenti ynë

mbetet vigjilente për të siguruar integritetin e ligjeve të emigracionit të SHBA dhe do të vazhdojë të hetojë këtë dhe krime të tjera ndërkombëtare".

Të akuzuarit janë:

Barath Kakireddy, 29 vjeç, nga Lake Mary, Florida

Suresh Kandala, 31vjeç, nga Culpeper, Virxhinia

Phanideep Karnati, 35 vjeç, nga Louisville, Kentaki

Prem Rampeesa, 26 vjeç, nga Charlotte, Karolina e Veriut

Santosh Sama, 28 vjeç, nga Fremont, Kalifornia

Avinash Thakkallapally, 28 vjeç, nga Harrisburg, Pensilvania

Aswanth Nune, 26 vjeç, nga Atlanta, Xhorxhia.

Naveen Prathipati, 26 vjeç, nga Dallas, Teksas