Kosovë, debatohet platforma për bisedime me Serbinë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë po vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta rreth mënyrës së udhëheqjes së bisedimeve me Serbinë. Këto qëndrime u shfaqën sërish gjatë debatit në Komisionin për punë të Jashtme të parlamentit të Kosovës, ku u shqyrtua platforma për bisedime me Serbinë, në një kohë kur ky proces mbetet i pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar.