Një avion i shoqërisë ajrore Ethiopian Airlines nga Addis Abeba u rrëzua menjëherë pas ngritjes të dielën në mëngjes, duke vrarë të 157 pasagjerët në bord.
Korporata shtetërore e Transmetimeve Etiopiane tha se avioni që u rrëzua pranë qytetit të Bishoftut kishte pasagjerë nga 33 vende të ndryshme të botës.
Linja ajrore tha se avioni humbi kontaktin me Aeroportin Ndërkombëtar Bole vetëm gjashtë minuta pasi u ngrit të dielën në mëngjes në orën 8:38 sipas orës lokale.
Kryeministri Abiy Ahmed tha në një deklaratë në Twitter: "Zyra e Kryeministrit, në emër të qeverisë dhe popullit të Etiopisë, shprehë ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit në avionin e linjës Ethiopian Airlines Boeing 737 në fluturimin e planifikuar për në Nairobi, të Kenia këtë mëngjes”.
The Office of the PM, on behalf of the Government and people of Ethiopia, would like to express it’s deepest condolences to the families of those that have lost their loved ones on Ethiopian Airlines Boeing 737 on regular scheduled flight to Nairobi, Kenya this morning.
— Office of the Prime Minister - Ethiopia (@PMEthiopia) March 10, 2019
Sipas të dhënave të Aviacionit Civil Planespotters, Boeing 737- MAX 8 ishte një avion i ri, që iu dorëzua linjës ajrore në nëntor.
Boeing lëshoi një deklaratë të shkurtër të dielën, duke thënë se "kompania është e vetëdijshme për njoftimet e një aksidenti dhe po e monitoron nga afër situatën."
Flightradar 24 tha në Twitter se "shpejtësia vertikale" e avionit etiopian "ishte e paqëndrueshme pas ngritjes".
Boeing 737- MAX 8 është i njëjti model i avionit që u ngrit në tetor nga Xhakarta dhe u rrëzua në detin Java disa minuta më vonë, duke vrarë të gjithë 189 njerëz në fluturim e linjës Lion Air.
Hetuesit me Komitetin Kombëtar të Sigurisë së Transportit të Indonezisë nxorën një raport paraprak nëntorin e kaluar, bazuar në informacionin e siguruar nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit. Sipas raportit, sistemi automatik i sigurisë e shtyu poshtë vazhdimisht hundën e avionit, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të pilotëve për të mbajtur kontrollin. Ata besonjnë se sistemi i automatizuar që pengon avionin për të ngadalësuar shpjetësinë nëse fluturon shumë lartë, në versionin e ri të avionit Boeing të pasagjerëve, merr informacion të gabuar nga sensorët në trupin e avionit.
Avioni kishte një problem të ngjashëm me një fluturim nga ishulli turistik i Balit në Xhakarta një natë para përplasjes fatale.